Karantinë është një moment i vështirë dhe i mërzitshëm për t’u kaluar. Këtë e di shumë mirë edhe Wanda Nara që po përjeton karantinimin e tretë në Francë. Kështu, bashkëshortja e Mauro Icardit vendosi të kalojë kohën në rrjetet sociale duke ndarë me fansat e saj fotot e ditës së saj. Wanda Nara është gjithnjë aktive në Instagram ku ajo ka 7.5 milionë ndjekës dhe nuk e humbet rastin t’i argëtojë ata
‘Më zgjoni kur të mbarojë karantina-lexohet në foton e fundit të postuar prej saj-kush mund të flejë dhe të bëjë një selfie?’ Argjentinasja 34 vjecare zgjodhi pikërisht gjuhën italiane për të shkruar këtë mesazh që shoqëronte foton e saj teksa ndodhet në një shtrat në banesën e saj në Paris me sy të mbyllur dhe me format e saj të nxjerra në pah.
Padyshim, ndjekësit e saj shkuan në delir për foton e saj sensuale që mori mijëra ‘pëlqime’ në vetëm pak minuta.
Sfidanti.al