Klopp largon pankinën e Gjermanisë: Nuk mundem

‘Nuk kam thënë kurrë se nuk dua të bëhem trajneri i Kombëtares, ajo cfarë kam thënë ështe se nuk mundem. Ka një ndryshim të madh. Jam i impenjuar me Liverpoolin. Jam këtu prej 6 vitesh dhe besojmë te njëri-tjetri. Do të ishte një nder i madh te drejtoja kombëtare, por nuk është momenti i duhur’-Kështu u shpreh Jurgen Klopp në një intervistë të gjatë të dhënë për të përditshmen gjermane ‘Sport Bild’ duke e larguar për momentin pankinën e kombëtares gjermane

‘Kur ta mbyll me Liverpoolin, do të marr një vit pushim-vijoi Klopp,kontrata e të cilit me The Reds skadon në 2024-kështu që askush të mos më marrë në telefon pas 4 apo 6 muajsh, nuk ka rëndësi. Për një vit do të stakoj prizën’

Sfidanti.al