Ish agjenti i Neymar kundër rrymës: Do të luajë me Messin, por te Barcelona

Nga Franca janë shtuar zërat për një kalim të mundshëm të Lionel Messit te Paris Saint Germaini ku argjentinasi do të bashkohej me mikun e tij Neymar. Vetë ky i fundit përpara disa javëve foli për këtë cështje teksa u shfaq i bindur se do të luante sërish me kapitenin e Barcelonës duke I bërë më të fortë zërat për transferimin e sulmuesit në kryeqytetin francez. Por ëhtë dikush që del kundër rrymës në këtë pikë.

Bëhet fjalë për ish agjentin e sulmuesit brazilian, Andre Cury që i befasoi të gjithë me deklaratën e tij në lidhje me të ardhmen e ish klientit të tij.

‘Neymar i ka dyert e hapura te Barcelona, ku e dinë që ai gaboi që u largua dhe që ai vetë e pranoi-tha Cury-e di shumë mirë atë realitet dhe do të isha shumë  i lumur për rikthimin e tij’.

Sfidanti.al