Mario Baloteli u zhgënjye shumë me atë që ndodhi në ndeshjen e ligës së parë franceze në Bastia. Jo edhe aq për barazimin e Nisës, që pritet ta dëmtojë edhe më shumë në synimet për të fituar kampionatin, por në atë që ndodhi me tifozët. Pas ndeshjes, sulmuesi italian shkroi një mesazh në Tuiter ku pati disa kritika.
“Rezultati i ndeshjës në Bastia ishte i drejtë, – shlruajti ai, – edhe gjyqtari ishte i mirë. Ne do të punojmë më shumë për të fituar në të ardhmen , por unë kam një pyetje për francezët, a është normale që tifozët e Bastijës të bënin si majmunë, “uh, uh”, gjatë gjithë ndeshjes, dhe nga Komisioni i Disiplinës të mos merrej asnjë masë. Pra, a është racizmi LIGJOR në Francë? Apo vetëm në Bastia?”