Sipas statistikave, skuadra e Antonio Kontes po ecën më mirë sesa çdo ekip tjetër i ligave të mëdha europiane, veçse dy sfidat e ardhshme të Serisë A, ndaj Torinos e Sasuolos pritet të jenë të rrezikshme. Trajnerit Antonio Konte do t’i mungojë Arturo Vidal i operuar, ndërsa në rrezik është Kristian Eriksen që ka enjtje të gjurit. Përveç kësaj, dyshja Brozoviç-Barela (B*&B) janë në rrezik skualifikimi, pasi u mungon vetëm një e verdhë për të plotësuar numrin. Konte do të duhet të mendojë për alternativat dhe e para është ajo e Galiardinit, më pas e Sensit dhe së fundmi e Vesinos. i pari ka luajtu jo pak dhe mbetet i rëndësishëm, edhe pse ka bërë gabime dhe është kritikuar. Sensi ka pasur dëmtime dhe është kritikuar nga trajneri, ndonëse mbetet një nga më të rëndësishmit. Vesino ka qenë edhe më i dëmtuar se Sensi, por duket se është kthyer. Interi po fluturon në Serinë A, por Konte e di se mjafton një gabim për të lejuar Milanin e Juventusin që të afrohen, ndaj shpreson që edhe lojtarët që kanë luajtur pak të përgjigjen siç duhet.
Sfidanti.al