Mesfusha e Interit ‘plagoset’ sërish; Christian Eriksen pësoi një dëmtim në gjurin e majtë gjatë seancës stërvitore të paradites me danezin që ka vërë një stërvitje të diferencuar. Gjendja e tij do të vlerësohet sërish ditën e shtunë në prag të transfertës me Torinon në kampionat.
Gjendja e Eriksen duket se nuk ngjall shumë shqetësim, por ka mundësi që Conte të bëjë pa shërbimin e danezit ndaj skuadrës granata duke preferuar të mos rrezikojë duke parë se është një ndeshje e kalueshme dhe diferencën në klasifikim. Në këtë pikë Conte mund të vendosë të aktivizojë Gagliardinin përkrah Brozovic e Barellas duke qenë se edhe Vidal është jashtë fushave për rreth 1 muaji pas operacionit në gju.
Sfidanti.al