Angli, terror për Robin Olsen, grabitje në shtëpi me një mashetë

Frika mbërthen Robin Olsen, portierin e Everton që ka kaluar me formë huazimi nga Roma. Olsen  dhe familja e tij u bënë viktimë e një grabitjeje nga ana e disa banditëve që të armatosur me mashetë hynë në banesën e tij pranë Altrincham, Greater Manchester duke i vjedhur bizhuteri dhe orë luksi

Në javët e kaluara edhe trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti u vu në shënjestrën e kriminelëve; 2 grabitës në fakt i vodhën një kasafortë  në banesën e tij në Crosby, Merseyside. Kasaforta që ishte hapur me forcë, u gjet më vonë e braktisur në një parking.

Sfidanti.al