Antonio Rudiger në ditën e 28 vjetorit të tij të lindjes deshi të ofrojë një festë të vogël mjekëve dhe infermierëve të Chelsea&Ëestminster Hospital, spitali që është pranë Stamford Bridge, stadiumit të Bluve të Londrës. Mbrojtësi deshi të falenderojë mjekët dhe infermierët anglezë për përpjekjet e tyre në mbrojtje të shëndetit të të gjithë personave të prekur nga Covid-19, një homazh i vogël ky por domëthënës e bërë në një mënyrë të qartë.
Sfidanti.al