Xhenoa e Parma, Konte e mori provën e pjekurisë që donte nga Interi

Nuk ishte aspak e lehtë, madje ishin 45 minuta tepër të vështira ato të pjesës së parë. Interi kishte detyrë të tregonte se e kishte marrë “dëftesën e pjekurisë”, dhe ia vërtetoi “mësuesit” Antonio Konte se kjo kishte ndodhur. Pak rëndësi ka që suksesi në Parmë ishte tepër i vështirë, arritur vetëm pas pushimit dhe vetëm 2-1. Rëndësi ka marrja e tri pikëve dhe vazhdimësia, gjëra kyç për një skuadër që pretendon titullin.

Konte pati mundësi të bënte rotacion, të hidhte në fushë Aleksis Sançezin në vend të Lautaro Martinezit, dhe sërish të fitonte. Pikërisht Sançez shënoi dy gola në 54’ e 62’, ndërsa nuk bëri punë rrjeta e Hernanit në 71’. Sulmuesi kilen realizoi fillimisht me të majtën, e pastaj me të djathtën duke fituar besim për vazhdimin e sezonit, ndërsa lëshoi një lajmërim për trajnerin Konte: “Nëse nuk luaj, jam si një luan në kafaz”. Interi ka tani 59 pikë ndaj 53 të Milanit, pra duke realizuar një shkëputje të rëndësishme edhe pse jo vendimtare.

Interi (3-5-2): Handanoviç, Shkriniar, De Vraj, Bastoni, Hakimi, Barela, Brozoviç, Eriksen (Vidal), Perishiç (Darmian), Aleksis Sançez (Lautaro Martinez), Lukaku. Tr. Konte

Sfidanti.al