Guardiola ktheu lojtarët në “bankat e shkollës”, pastaj nisi seria me 21 fitore

Ishte dhjetor, një muaj i tmerrshëm në lagështinë e dimrit britanik, ndërsa Pep Guardiola u ndje edhe më keq sesa vetë moti. Mançester Siti barazoi 1-1 në shtëpi me ekipin që rrezikonte kategorinë, Uest Brom, dhe trajneri katalanas tha me vete se kishte duruar mjaft. Pasi “i kishte ardhur në majë të hundës” me atë që kishte parë, Pepi vendosi t’i kthente lojtarët e tij “në bankat” e shkollës për t’u mësuar sërish disa rregulla bazë.

“U thashë futbollistëve se po vraponin më kot, pa ditur se çfarë të bënin me topin, – rrëfen sot ai, – shqetësimi im nisi që në 21 nëntor pas humbjes 0-2 me Totenhemin (e Murinjos), pasi nuk po shkëlqenim aspak, por pas ndeshjes me Uest Bromin, kur i thashë ndihmësve të mi se nuk më pëlqeu skuadra. Nuk kishte lidhje rezultati, ne mund të kishim fituar, por mua nuk më pëlqeu loja, nuk po e njihja më skuadrën time”.

Guardiola e përgatiti teorikisht dhe praktikisht skuadrën, me lojtarët e krahut që vraponin para-prapa, me shumë lojtarë në mesfushë, që duhej të ishin më të qetë, të pasonin më shumë, të mendonin më shumë, dhe të mos mendonin për rezultatin. Që nga ajo ditë e 15 dhjetorit, Mançester Siti nisi serinë e 21 fitoreve radhazi që e ngjitën në krye të Premier Ligës me 14 pikë diferencë me rivalët.

Sfidanti.al