Covid mbërthen Corinthians, 19 persona të prekur

Corinthians bën të ditur se janë regjistruar 19 raste pozitive më Covid-19 në skuadër, nga të cilët 8 janë futbollistë, ndërsa 11 të tjerët, anëtarë të stafit teknik e të bordit drejtues. Menjëherë pas kësaj, klubi brazilian nisi periudhën e izolimit. këtë të mërkurë, Corinthians do të duhej të luante kundër  rivalëve historikë të Palmeirasit në Kampionatin Paulist.

Aktualisht Corinthians  ka të regjistruar 18 futbollistë në Lisën A  të të disponueshmëve dhe 11 në Listën B. Klubi ka mundësinë që të regjistrojë një numër të pakufizuar të futbollistëve nga ekipet zinxhirë në Listën B. Sipas medias braziliane, futbollistët që kanë rezultuar pozitivë janë portierët Cássio e Guilherme, mbrojtësit e krahut Fábio Santos e Fagner, mbrojtësi Raul Gustavo, mesfushorët Gabriel e Ramiro dhe sulmues Cauê.

sfidanti.al