Sulmuesi Eder kundër Suning: Nuk tregoi respekt, na la pa paga

Me 32 gola në 62 ndeshje, Eder ka qenë një ndër blerjet më të mira të skuadrës Jiangsu Suning në vitet e fundit. Ka qenë një sulmues i aftë për të bërë diferencën në kampionatin kinez, por tani që gjërat po ndryshojnë me pronarët që kanë vendosur të mos investojnë më në futboll, është pikërisht ish futbollisti I Interit që u shfaq për të treguar të gjithë pakënaqësinë e tij.

‘Suning nuk do që të investojë më në futboll-tha Eder-tregoi mungesë respekti për të gjithë punonjësit e futbollistët, thjesht na la pa paga e nuk na lejoi të të luajmë më klube të tjerë’.

Italo-braziliani foli për portalin kinez Oriental Sport Daily teksa shfaqi këtë pakënaqësi të tij kundrejt kompanisë që ka në pronësi edhe Interin.

‘Shënuam një arritje të madhe për Suning Group, por nuk morëm trajtimin dhe respektin që meritonim-vijoi Eder-nëse Suning falimenton, edhe mund ta kuptoj. Kemi qenë të mbyllur në hotel për muaj të tërë duke shpërndarë emrin e Suning në botë, por nuk u trajtuam me respekt. Drejtori i përgjithshëm gjithnjë ka gënjyer. Na tha se me kohë do të na jepte atë që na takonte, por nuk e mbajti premtimin’.

Sfidanti.al