Bundesliga, Schalke shkarkon trajnerin e tretë në këtë sezon

Schalke është një klub i përfshirë në një kaos total. drejtuesit e tij shkarkuan trajnerin Christian Gross një vendim që erdhi pas rebelimit të futbollistëve kundër tij dhe humbjes në kampionat 5-1 ndaj Stuttgart. Christian Gross është trajneri i tretë që Schalke shkarkon në këtë sezon, me 66 vjecarin që e kishte marrë këtë detyrë përpara dy muajsh gjatë të cilave Schalke regjistroi vetëm 1 fitore.

Por jo vetëm kaq, është larguar edhe Drejtori Sportiv i Schalkes, Jochen Schneider, mandati i të cilit në bordin drejtues kishte përfunduar në verë, ndërkohë që u shkarkuan edhe koordinatori i skuadrës Sascha Riether si dhe përgatëtitësi atletik, Werner Leuthard.

Schalke vazhdon të jetë në vendin e fundit në klasifikimin e Bundesligës duke iu drejtuar Bundesliga 2. Në fillimin e sezonit, pas 2 javëve të para Schalke shkarkoi David Wagner dhe më pas edhe Manuel Baum. Tani radhën e pati Christian Gross që kur mori detyrën zëvendësoi trajnerin e komanduar, Huub Stevens.

sfidanti.al