“Spiunimet” e “Bildit” për Bajernin: Championsi, Uli Hënesi dhe Joakim Lëvi!

Tabloidi më i njohur në Gjermani nuk dëshiron të kënaqet me pak dhe ka ambicie të “zhbirilojë” gjithnjë e më thellë në realitetet e futbollit. Në vendin teuton, realiteti më i madh është Bajerni i Mynihut, ndaj edhe “Bildi” ka krijuar një rubrikë me emrin “Bajern Insajder” (Bayern Insider), një lloj investigimi për klubin bavarez. Në këtë “mini-botim” është intervista e Toni Krosit, ish-yllit të Bajernit dhe sot “shtyllë” e Realit, që thotë se “teknikisht, ekipi i Hansi Flikut është një nga favoritët kryesorë për Championsin, në mos kryesori”. Po ashtu, zbulohet se ish-presidenti Uli Hënes është një admirues i fshehtë i sulmuesit të Çelsit, Timo Verner, të cilin me siguri që deshi ta merrte tek Bajerni. Po ashtu, Hënesi ka deklaruar se nuk do ta sulmojë trajnerin e kombëtares, Jogi Lëv, edhe nëse del si analist në televizion, me gjasë sepse nuk dëshiron të dëmtojë ekipin përfaqësues. Hënesi u nxeh shumë me Lëvin kur ky i fundit përjashtoi nga kombëtarja Tomas Mylerin, Zherom Boatengun dhe Mats Humelsin.

Sfidanti.al