Atletico Madrid, pa Trippier edhe ndaj Villarrealit në 28 shkurt

Atletico Madrid ka shumë probleme në repartin e mbrojtjes dhe një prej tyre e ka emrin Kieran Trippier i cili është i pezulluar deri në 28 shkurt. pikërisht në këtë datë është programuar të luhet sfida mes Atletico Madrid dhe Villarrealit dhe eksiztonte opsioni që Trippier të luante. Por sipas të përditshmes AS që hyri në kontakt me FIFA duke e pyetur nëse futbollisti mund të luajë në 28 shkurt, Tirppier nuk do të lejohet të hyjë në fushën e lojës

Ndërkaq, futbollisti po stërvitet me pjesën tjetër të skuadrës për të mos humbur formën e tij. trajneri i Atletico Madrid, Diego Pablo Simeone shpresonte që të kishte në dispozicion Trippier për ndeshjen e 28 shkurtit me Villarrealin, por në fund kjo dëshirë e tij thjesht do të mbetet e tillë për argjentinasin.

sfidanti.al