Inter dridhet, Suning në krizë, Zhang: Të ndërpresim aktivitetet e parëndësishme

Grupi Suning është në krizë dhe Inter dridhet.Nga Kina, pronari Zhang Jingdong nëpërmjet një videomesazhi zbuloi planin për të shpëtuar perandorinë e tij. ‘Duhet të përqendrohemi në fushën kryesore të betejës që kemi, të nisim reduktimet, të ridizenjojmë linjën e betejës-tha Zhang në videomesazhin e tij-do të përqendrohemi te sektori i shitjeve në detaj, duhet të mbyllim dhe të reduktojmë aktivitetet tona më të parëndësishme për industrinë e shitjeve pa asnjë hezitim’

Interi, që prej muajsh është në shitje, duket se ësgtë një nga këto aktivitete jo të rëndësishme dhe Zhang ishte i qartë: Të ndalen investimet. Diktat që zikaltrit e mësuan edhe në sesionin e fundit të merkatos dhe tani me këto fjalë, situata fillon të jetë akoma më shqetësuese. Suning tani është përballë një dileme dhe shitja e klubit duket e vetmja rrugë  edhe pse fondi Bc Partners ofron më pak se 1 miliard Euro.

Në rast të kundërt do të kërkonte një hua tjetër prej 150-200 milionë Eurosh për të paguar borxhet e skaduara të 2020 brenda 31 marsit që është edhe afati i fundit për Interin që të marrë lejen nga UEFA për të marrë pjesë në kompeticionet e ardhshme evropiane.

Sfidanti.al