Akord i ri për Romën, do të mbajë uniforma New Balance nga 2021/22

Pasi zgjidhi kontratën me Nike që skadonte në vitin 2024, Roma bëri të ditur nënshkrimin e një akordi me New Balance që do të jetë furnizuesi zyrtar me uniforma sportive për klubin verdhekuq duke nisur nga sezoni 2021/22. Marka sportive do të dizenjojë dhe do të prodhojë të gjitha uniformat teknike dhe veshjet për stërvitje. Si pjesë e akordit, të gjitha produktet e Romës do të shiten në dyqanet New Balance në të gjithë botën.

Marrëveshja që do të hyjë në fuqi në muajin korrik të 2021, i jep mundësinë New Balance që të jetë e pranishme në një prej kampionateve më të rëndësishëm në kontinentin evropian dhe kontribuon në promovimin e planeve të rritjes globale të markës.

‘Jemi entuziastë që Roma i bashkohet familjes New Balance-tha Menaxheri i Përgjithshëm i kompanisë, Kenny McCallum-kjo është më shumë se  një skuadër futbnolli; verdhekuqtë kanë një zë unikk në lojë dhe tregojnë një ndjenjë të vërtetë  përgjegjësie sociale dhe komunitare. Jemi shumë krenarë që do të punojmë me klubin, që do të bëjmë qasjen tonë inovative në projektimin dhe zhvillimin e uniformave në botën shumë të bukur të futbollit’.

Sfidanti.al