Kupa e Portugalisë, arbitri i Braga-Porto merr kërcënime me vdekje

Arbitri portugez, Luis Godinho që gjykoi ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Portugalisë mes Bragës dhe Portos ditën e mërkurë ka marrë 100 mesazhe me kërcëniume me vdekje dhe tani është nën mbrojtjen e policisë në banesën e tij. Drejtuesit e Shoqatës Portugeze të Arbitrave shpjegojnë se ka pasur kërcënune edhe në drejtim të bashkëshortes dhe prindërve të tij

Për të mbrojtur arbitrin, policia patrullon rreth banesës së Luis Godinho në qytetin e Evora që është pranë kufirit me Spanjën. Shkak për këtë situatë të krijuar u bë ndëshkimi me karton të kuq në këtë ndeshje të Luis Diaz që ndërhyri ndaj mbrojtësit të Bragës, David Carmi duke e dëmtuar në këmbë dhe pasi episodi u pa në VAR Godinho i tregoi kartonin e kuq

APAF që nga dita e ndeshjes ka marrë më shumë se 7000 mesazhe kërcënuese dhe provokime nëpërmjet rrjeteve sociale. Tensionet janë rritur në orët e fundit pasi sipas APAF nëpërmjet rrjeteve sociale dhe Ëhatsapp një listë të kontakteve të arbitrave të Divizionit të Parë të Futbollit portugez.

Sfidanti.al