Luis Suarez, mbreti i mbretërve

Luis Suarez ka fituar menjëherë Atleticon e Madridit.Uruguajani debutoi me një dygolësh te skuadra e Los Colchoneros ku u transferua pasi la Barcelonën dhe 7 golat në 4 ndeshjet e fundit e kanë katapultuar jo vetëm drejt fronit të shënuesit më të mirë të La Liga, por është edhe shënuesi I më I mirë në të 5 ligat e rëndësishme në vitin e tij të parë te një skuadër tjetër pasi asnjë blerje e re skuadrash nuk ka shënuar kaq shumë gola në 17 javët e para, Luis Suarez është në 16 gola

Uruguajani me dygolëshin e tij ndaj Celtas që pasoi atë ndaj Cadizit, kaloi Cristiano Ronaldo që në vitin e tij të parë me Realin e Madridit në sezonin 2009/2010 shënoi 15 goila në 16 javët e para. Të njëjtën shifër e regjistroi edhe Erling Haaland në vitin kur u transferua te Borussia Dortmund.

Në të njëjtën kohë, Suarez përmirësoi ndjeshëm edhe shifrat e tij në vitin e parë me Barcelonën, Në ndeshjen e tij të 17 në La Liga në atë periudhë ishte në kuotën e 7 golave dhe për të arritur në 16 gola të shënuar iu deshën 26 ndeshje. Atë kampionat, sezoni 2014/2015 e mbylli me 16 gola të shënuar. Po kështu ai përmirësoi edhe statistikat e Radamel Falcao që në sezonin 2011/2012 shënoi 14 gola në 17 ndeshjet e tij të para me Atletico Madrid.

Sfidanti.al