Shumë dëmtime; te PSG po fillon të rëndojë stili i jetës së Neymar

Për dikë është mallkimi i Barcelonës, për dikë tjetër është ai i muajit mars. Por fakti ësgrë që Neymar është ndalur në muajin e mallkuar për 5 vjet radhazi dhe duke marrë parasysh se dëmtimi i fundit i pësuar ndaj Caen e lë jashtë fushave 1 muaj, ky sezon e shton rekordin e tij. Janë të shumtë që e kanë lidhur këtë rrethanë me faktin që ditëlindja e motrës së tij është pikërisht në 11 mars dhe dihet që Neymar i do shumë festat

Është pikërisht stili i jetës së Neymar që sipas ‘L’Equipe’ po lodh drejtuesit e Paris Saint Germain që ndonëse e vlerësojnë impenjimin e brazilianit në stërvitje dhe në ndeshje nuk mund të mos i lidhin dëmtimet e lojtarit me jetën e tij të natës duke bërë edhe krahasime me yje të tjerë që jashtë fushave të lojës bëjnë jetë të rregullt si Messi dhe Ronaldo.

Të dhënat në fakt janë të varfra duke marrë parasysh shifrën e shpenzuar nga parizienët për ta marrë nga Barcelona; Neymar ka marrë pjesë në 53.9% të ndeshjeve duke u aktivizuar në 103 sfida nga 191 të tilla në të gjitha kompeticionet që nga momenti i transferimit të tij te Paris Saint Germaini.

Ndërkaq, vetë Neymar në Instagram e kap me lojën e ashpër. ‘Trishtimi është i madh, dhimbja është e madhe dhe lotët konstante-shkruante Neymar në postimin e tij-edhe një herë për disa kohë që të rresht të bëj atë që dua më shumë në jetë; të luaj futboll. Ndonjëherë ndihem i zemëruar me veten time për stilin tim të lojës, sepse bëj driblime dhe gjithnjë marr goditje. Nuk e di nëse unë jam problemi apo ajo cfarë unë bëj në fushë dhe kjo më trishton me të vërtetë. Dhe trishtohem edhe kur dëgjij lojtarë, trajnerë, komentatorë apo kushdo që doni ju, të thonë ‘i meriton shkelmat’, ‘është një simulues’,’një që qan gjithmonë’ etj,etj…Sinqerisht, kjo më trishton dhe nuk e di deri kur do të duroj. Dua vetëm të jem i lumtur duke luajtur futboll. ASGJË MË SHUMË’.

Sfidanti.al