Sa frikë! Tom Brady gati sa nuk hedh trofeun e Super Bowl në det

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe; parada e festimit të titullit të Super Bowl nga Tampa Bay ishte spektakolare. Euforia e tifozëve dhe lojtarëve ne qytet ishte shumë e madhe dhe për disa orë u harrua pandemia për të festuar këtë sukses të jashtëzakonshëm

Tifozët u shfaqën në brigjet e lumit Hillsborough për të pritur Buccaneer që e kryen paradën tradicionale të triumfit me anë të barkave. Të ndarë në disa barka lojtarët e Tampa Bay me Tom Brady në krye që spikati për alegrinë e tij të madhe me siguri për shkak të ndonjë gote më shumë me tequila, u përshëndetën nga persona të shumtë me muzikë, vallëzime  dhe një pjesë e mirë e tyre edhe pa maskë në fytyrë, që shkaktoi pak polemika

Por pavarësisht kësaj, në këtë festë pati edhe një moment frike dhe protagonist u bë pikërisht Tom Brady me quarterbackun legjendar që për pak sa nuk e humbi trofeun në fund të detit. Brady që u shfaq një lider edhe në këto festime e hodhi trofeun në ajër dhe ai përpak sa nuk ra në ujë

Sfidanti.al