Ndërron jetë nëna e Klopp, Liverpool: You’ll never walk alone

“You’ll never walk alone. Jurgen”.Në këtë mënyrë, Liverpool duke cituar fjalët e himnit zyrtar të skuadrës me anë të një postimi në Twitter shfaqi afërsinë ndaj trajnerit gjerman që humbi nënën  e tij Elisabeth në moshën 81 vjecare. Sipas asaj që publikohet në median angleze, për shkak të masave kufizuese anticovid, Jurgen Klopp për fat të keq nuk mundi dot të udhëtojë drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në funeralin e saj.

‘Ishte gjithcka për mua. Ishte një nënë e vërtetë në kuptimin më të mirë të fjalës-tha Klopp për të përditshmen gjermane Schwarzwaelder Bote-si një kristian i devotshëm, e di që tani ajo është në një vend më të mirë. Nuk isha në funeral për shkak të këtyre kohëve të tmerrshme, por kur kushtet të na e lejojnë do të bëjmë në përkujtimore të mrekullueshme për nder të saj’.

Sfidanti.al