Real Madrid përgjysmohet; edhe Marcelo me probleme, sfida me Atalantën në rrezik

Real Madrid nuk gjen paqe dhe humbet një tjetër emër të rëndësishëm për arsye dëmtimi. Bëhet fjalë për Marcelon që pësoi një dëmtim muskular në këmbën e majtë. Los Blancos dolën me një komunikatë zyrtare ku theksojnë se gjendja e futbollistit do të monitorohet cdo ditë, por duket se braziliani do të qëndrojë 2 javë jashtë fushave të lojës.

Kjo do të thotë se prania e Marcelos në ndeshjen e Ligës së Kampioneve mes Realit të Madridit dhe Atalantës në 24 shkurt është në dyshim. Dëmtimi i Marcelos vetëm sa ia shton dhimbjen e kokës Zinedine Zidane që në ndeshjen ndaj skuadrës së Gasperinit nuk do të ketë në dispozicion Sergio Ramos, Eden Hazard, Federico Valverde dhe Rodryge, ndërkohë që në dyshim janë edhe Lucas Vazquez, Militao, Carvajal dhe Odriozola. Ai që mund të zëvendësojë Marcelon në ndeshjet e Realit pritet të jetë Mendy.

Sfidanti.al