Paris Saint Germaini që këtë verë dëshiron të sjellë në kryeqytetin francez, Lionel Messin nuk është imun nga problemet financiare të shkaktuara nga Covid-19. Nëse përpara disa javësh, klubi parashikoi një humbje prej 204 milionë Eurosh, e përditshmja ‘L’Equipe’ nxori në dritë kontradiktat për arkat e klubit parizien
Sipas kësaj të përditshmeje, Paris Saint Germaini iu detyrohet 20 milionë Euro futbollistëve të tij që janë shpërblimet për sezonin 2019/2020 kur kampionët e Francës arritën të fitonin titullin në Ligue 1, Kupën e Francës, Kupën e Ligës si dhe arritën deri në finalen e Ligës së Kampioneve ku humbën ndaj Bayernit të Mynihut.
Sfidanti.al