Dy gola, tri asistë dhe paraqitje të mira. Kjo ishte panorama për disa nga lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë. Sherif Kallaku realizoi në Ligën e Parë të Kroacisë për Lokomotivën e Zagrebit, në duelin ndaj Rijekës që në fund u humb 2-3. Lokomotiva kryesoi 2-0 dhe golin e parë e shënoi ish-lojtari i Teutës, pjesë e kombëtares shqiptare.
Kristi Qose shënon gol dhe shërben asist në kampionatin e Republikës Çeke. Mesfushori, që është pjesë e grupit të lojtarëve të kombëtares, realizoi me penallti në fitoren 3-1 të Karvinës ndaj Opavës. Po ashtu, ai shërbeu asistin për golin e dytë të skuadrës së tij, që ndodhet në atë që quhet “mesi i artë i renditjes” me 24 pikë. Qose ka shënuar 5 gola në këtë kampionat, 4 prej të cilëve me penallti.
Në Itali, njeriu-asist ishte Ardian Ismajli. Mbrojtësi kuqezi e nisi nga stoli ndeshjen e Specias në fushën e Sasuolos në Serinë A, por kjo nuk e pengoi që të shkëlqente. Hyri në fushë në minutat e para të pjesës së dytë dhe asistoi golin e fitores 2-1 shënuar nga Giasi.
Ne Turqi, tjetër asist për Eduard Rrocën, edhe pse Istanbulspori u mund në Ligën e Parë. Ish-mesfushori i Kukësit dha pasimin e golit të parë të ekipit të tij, ndërsa Valon Etemi goditi shtyllën. Për Rrocën deri tani ka 6 gola e 12 asistë në 18 ndeshje në kampionat.
Sfidanti.al