Stadiumi i Esenit ndjen pasojat e fitores së lavdishme në Kupën e Gjermanisë!

Pak ditë më parë, ata provuan mbrëmjen më të madhe të karrierës së tyre, e cila do të mbetet në përjetësi. Futbollistët e Rot Vajs Esenit i shkruajtën emrat e tyre me shkronja ari në faqet e historisë së Kupës së Gjermanisë, ndërsa ekipi i kategorisë së katërt eleminoi skuadrën e Bundesligës, Leverkusenin. Gjithsesi, ky sukses epokal pati pasoja, siç mund të ketë një trimëri e tillë, pasi pas 120 minutash futbolli të fortë në kushtet e reshjeve të shiut, tapeti i barit në stadiumin e Esenit përfundoi i papërshtatshëm për një ndeshje futbolli.

Nga Gjermania njoftohet se Eseni nuk do ta luajë dot sfidën e madhe të kësaj fundjave ndaj ekipit të dytë të Borusias së Dortmundit. Një mëkat sepse do të luante Dortmundi II, që kryeson renditjen me 56 pikë, ndaj ndjekësit të vetëm serioz, Esenit me 54. “Jemi shumë të pikëlluar, – tha drejtori sportiv, Jërn Novak, – ne donim të luanim për të shfrytëzuar momentin, por tani rrezikojmë një ndalesë të gjatë”. Mbyllja e stadiumit i prish punë edhe skuadrës së femrave të Esenit që luan në Bundesligë.

Sfidanti.al