Onana përjashtohet 1 vit nga futboll, dhe duket se gënjen si fëmijët!

Shpesh, në moshë të vogël, njeriu mashtron në mënyrë të pandërgjegjshme duke thënë se “nuk erdha në shkollë se më vdiq gjyshja”. Me gjasë, gjyshin ose gjyshen mund ta vdesin kushedi sa herë, aq herë sa t’u duhet, ndërsa futbollisti i Ajaksit, Andre Onana, duket se po gënjen në moshë të rritur. Portieri 24-vjeçar doli pozitiv për përdorim substancash të ndaluara narkotike vitin e kaluar dhe u pezullua me 1 vit. Onana do të kthehet në fushë, sipas vendimit, në tetor të këtij viti ndonëse do të ketë apelim më KAS. Portieri deklaroi se kishte marrë gabimisht një pilulë të gruas, ndërsa kishte qenë i sëmurë! Shumë sportistë që dalin pozitiv deklarojnë gjithnjë në mënyra të tilla si “si e bëra këtë gabim”, “nuk isha i vëmendshëm”, “u ngatërrova”. Të paktën nuk mund të thonë se u vdiq gjyshja.

Sfidanti.al