Kontrata e publikuar e Messit, Bartomeu: Meriton të gjitha ato që fiton

‘Leo i meriton ato që fitoj si për motive profesionale, ashtu edhe ato komerciale. Pa pandeminë, Barcelona do të kishte të lehtë të paguante ato shifra’. Ish presidenti I Barcelonës, Josep Maria Bartomeu mbron pagesën prej 555 milionë Eurosh për llogari të Lionel Messit për 4 vjet që u zbulua nga e përditshmja ‘El Mundo’ teksa publikoi kontratën faraonike të tij, në një intervistë për Esport3.

‘Është një problem shumë serioz dhe krejtësisht e paligjshme të zbulosh detajet e kontratave të profesionistëve-vijoi Bartomeu-të flasësh në TV dhe të bësh akuzat është e lehtë, nuk është një shaka dhe e gjithë kjo do të përfundojë në gjykatë

Më pas Bartomeu mohoi zërat sipas të cilave ishte ai që kishte dhënë detajet e kontratës së Messit që parashikonte edhe dhënien e një shpërblimi të besnikërisë prej 38.964.977,05 Euro  për t’u paguar në 15 korrik edhe në rast se Messi, kontrata e të cilit skadon në qershor, të largohet nga Barcelona’

Në të njëjtën linjë me Bartomeun qëndron edhe ish zv/presidenti i Barcelonës, Jordi Mestre që foli për Cadena Ser.

‘Messi nuk e shkatërron Barcelonën-tha Mestre-kishim të ardhura prej 1 miliard Eurosh dhe mund t’ia lejonim vetes ta paguanim pagën e tij. Messi na ndihmonte të arkëtonim kash shumë para. Kush thotë se na ka shkatërruar ose nuk e ka idenë e futbollit ose e thotë nga ligësia’.

Sfidanti.al