Joan Laporta nuk i rresht sulmet e tij ndaj Paris Saint Germainit në lidhje me blerjen e mundshme të Lionel Messit nga ana e kampionëve të Francës. Kandidati për postin e presidentit të barcelonës foli për të përditshmen franceze ‘L’Equipe’ e shtoi akoma më shumë dozën e akuzave të bëra disa ditë më parë në drejtim të transalpinëve gjithnjë me Messin në qendër të vemendjes.
‘Më duket vërtet e papërshtatshme ajo cfarë po ndodh në lidhje me Messin-tha Laporta-kjo tregon mungesë eksperience në një nivel të tillë. Kanë ende shumë për të mësuar nga bota e futbollit. nuk e di nëse ky reagim është instinktive apo një gabim komunikimi. Unë personalisht i kam respektuar klubet e tjerë’
Kur u pyet konkretisht nëse PSG mund të firmosë me Messin duke e marrë nga Barcelona, Laporta nuk ngurroi të japë përgjigje të ashpër.
‘Nuk e di nëse munden ta blejnë-tha Laporta-ndoshta po, nëse do të vazhdojnë të thyejnë rregullat e Fair Play Financiar. Me sa di unë, vitin e kaluar ka pasur humbje të ndjeshme. Jam kurioz të di sesi do të injorojnë rregullat e Fair Play Financiar për ta marrë. nëse kjo do të ndodhë uroj që UEFA e FIFA të veprojnë me forcë’.
sfidanti.al