Claudio Lotito i kap të gjithë në kundërsulm; ndërsa FIGC autorizoi zyrtarisht shtyrjen e dhënies së pagave për futbollistët, presidenti i Lazios vendosi të japë para kohe 2 paga mujore skuadrës së tij. Në fakt, skuadra bardhekaltër ka përfituar pagat e muajit shkurt dhe mars 2021 përvec atë të muajit janar.
‘Është për të dhënë një sinjal-ishte komenti i presidentit të lazios për agjencinë ANSA.
Ditën e premte Federata Italiane e Futbollit miratoi formalisht mundësinë që klubet dhe futbollistët në mënyrë individuale të arrijnë akordin për vonesën e pagave duke marrë në konsideratë vështirësitë ekonomike të krijuara nga pandemia coronavirus. brenda 16 shkurtit klubet duhet të japin pagën e muajve tetor, nëntor dhe dhjetor, por me akordin e ri kjo pagesë mund të shtyhet deri në 31 maj, dmth deri në fund të sezonit.
sfidanti.al