Dëbora i bën dëm futbollit në Itali, rrëzohet tribuna e stadiumit!

Krahina italiane e Abrucos ka njohur edhe më keq, pasi në 2009-ën u dëmtua rëndë nga tërmeti. Ja që nuk mungon as bora këtë herë. Kjo që shihni në foto është një nga tribunat e stadiumit të futbollit në qytezën Sant’Anxhelo (15 000 banorë gjithsej), e cila u rrëzua nga që nuk mbajti dot peshën e borës. Vështirë të thuhet nëse kaq kanë qenë “orët e punës” të tribunës, apo nëse ndershmëria në ndërtimin e saj ka qenë e përlyer. E rëndësishme është që skuadra modeste do të duhet të gjejë strehë tjetër për disa kohë. Ndoshta, komuna do të mundë ta ndërtojë tribunën më shpejt sesa ka bërë me shtëpitë e të ngratëve që u rrëzuan nga tërmeti.

Sfidanti.al