Kroati Karloviç vendos një rekord torturues në Australian Open

Tenisi është sporti i njerëzve shumë të fortë. Në Grand Slemin e parë të vitit, Australian Open, vëmendjen më të madhe nuk e tërhoqën kampionët si Andi Marrej, Novak Gjokoviç e Rafael Nadal, që fituan pa problem, por një kroat. Ivo Karloviç, “për të zezën e tij”, hyri në historinë e turneut pasi luajti dhe më në fund fitoi setin më të gjatë në kohë, dhe po ashtu edhe ndeshjen ndaj Horasio Sebajosit.

Seti i pestë dhe i fundit i përballjes së tyre zgjati 2 orë e 37 minuta, apo 10 minuta më shumë sesa iu desh Gjokoviçit të fitonte ndeshjen e tij ndaj Fernando Verdaskos. U luajtën 42 “gejme” (22-20), ndërsa e gjithë ndeshja shkoi në 5 orë e 15 minuta. Gjigandi nga Kroacia vendosi edhe një rekord tjetër, pasi fitoi 75 pikë nga shërbimi me ejse (aces). Rekordin e mëparshëm e mbante Tomas Johanson me 51 në 2005. Të shohim sesa do ta përballojë lodhjen Karloviçi kur të ndeshet në raundin tjetër me australianin pak të njohur, Endrju Uitingam.

Sfidanti.al