Kur lufton diçka edhe e fiton. Pas 11 muajsh ndërprerjeje, basketbolli shqiptar ka marrë leje për të rinisur aktivitetet dhe kështu do të ndodhë edhe me sportet e tjera në salla të mbyllura. Ministria e Shëndetësisë ka dërguar shkresën zyrtare në Federatën e këtij sporti ku njofton se është hequr ndalimi i vendosur marsin e vitit të kaluar, por duke theksuar se aktivitetet duhet të respektojnë protokollin ndaj Kovidit.
Ky reagim i qeverisë erdhi pasi Federata e Basketbollit ka bërë 6 kërkesa që nga maji i vitit të kaluar. Përveç kësaj, në 11 janar të këtij viti pati kërkesë zyrtare nga Federata Botërore e Basketbollit, FIBA. se Shqipëria ishte vendi i vetëm në Europë, e ndoshta edhe në botë që nuk i kishte rifilluar konkurrimet kombëtare në lojrat me dorë e më gjerë.
Gjithsesi, ende mund të ketë një datë për rifillimin zyrtar të kampionatit, do të duhet kohë që skuadrat dhe klubet të përgatiten sepse 11 muaj ndërprerje janë jashtëzakonisht shumë. Rifillimi i aktiviteteve do të jetë edhe për sportet e tjera në salla të mbyllura dhe Federata Shqiptare e Volejbollit njofton se kjo leje është edhe për ta.
Sfidanti.al