Gomez përshëndet Atalantën: Do të ribëja gjithcka, Bergamon e kam në zemër

‘Jam i trishtuar, por edhe i kënaqur. Do të ribëja gjithcka kam bërë që nga dita e parë në Bergamo, bëmë historinë e këtij klubi, tani ndër më të mirët në Evropë’-Janë këto fjalët e lamtumirës se Alejandro Gomez përpara udhëtimit të tij drejt Sevillas me fluturim privat.

‘Tifozët do të më mungojnë-vijoi argjentinasi-Bergamo është në zemrën time, është qyteti im. Do të rishihemi shumë shpejt, me siguri. Kam folur me Percassit dhe ata e dinë se cfarë mendoj. I dua të gjithë, sigurisht edhe Gasperinin’

Pasi kontribuoi në ngjitjen e Atalantës në nivele të larta si në Itali ashtu edhe në arenën ndërkombëtare duke e cuar deri në cerekfinale të Ligës së Kampioneve, Gomez rinis karrierën nga Liga spanjolle ku transferohet te skuadra e Sevillas që do t’i paguajë klubit bergamask 7.5 milionë Euro pagesë fikse dhe bonus.

Përsa i përket futbollistit, ai do të nënshkruajë me klubin andaluzion një kontratë deri në 2024 me pagë 3 milionë Euro në sezon. Alejandro Gomez e lë Atalantën pas 6 sezonesh me 252 ndeshje të luajtura dhe 59 gola të shënuar.

Sfidanti.al