Reali përmirësohet … për momentin, lajmi i mirë është Hazari!

U luajt për të vendosur në vend nderin e cënuar rëndë, po ashtu për të respektuar dhe mbështetur trajnerin Zidan që ishte i izoluar për shkak koronavirusi. Reali la pas dështimin e dyfishtë në Superkupën e Spanjës dhe në Kupën e Mbretit duke fituar 4-1 në fushën e Alaveshit për La Ligën, e duke u afruar të paktën përkohësisht në 4 pikë me Atletikon. Në përfundim të kësaj fitoreje mund të thuhet pa mëdyshje se madrilenët mbeten në garë për titullin, edhe pse Atletiko ka pozicion shumë më të fortë.

Diferenca, siç u pa në lojë, u bë nga mesfusha e udhëhequr nga Toni Kros dhe Luka Modriç. Gjithsesi, konkretizimi i epërsisë u bë nga Karim Benzema që shënoi dy gola, ndërsa lajmi më i mirë për tifozët dhe për klubin ishte paraqitja e Eden Hazarit, autor i një goli dhe i një asisti. “Me Hazarin do të kemi durim”, – tha ndihmësi i Zidanit, Betoni. Benzema, ndërkaq ka shënuar këtë sezon më shumë gola se Lionel Mesi, duke i dhënë shpresë Realit. Pra, skuadra e Zidanit u përmirësuar … të paktën për momentin.

Sfidanti.al