Edin Dzeko-Roma është një raport që mund të mbyllet në javët e ardhshme, sic u fol edhe në muajt e kaluar gjithnjë nëse nuk do të ketë pajtim mes palëve si në sesionin e merkatos së verës kur ishte pranë kalimit te chelsea, Inter e Juventus përpara se të konfirmohej qëndrimi te verdhekuqtë. Por këtë radhë duket se situata e ka një formë për arsye të ndryshme me sulmuesin që mund të lërë kryeqytetin italian brenda këtij muaji.
Kapiteni i Romës ka pasur përplase me Fonsecën dhe duket se ka shkëputur raportet me të, një raport që shfaqi krisjet e tij që nga eliminimi në Europa League kur Dzeko u ankua për taktikën e Romës që u dominua në cdo aspekt nga Sevilla. por tani është vetë klubi që po vlerëson pozicionin e futbollistit, kapiten dhe lojtari më i paguar i skuadres, teksa është i zhgënjyer për sjelljen e Dzekos që pati për[lasje me trajnerin pas eliminimit nga Spezia në Kupën e Italisë duke u lënë për këtë arsuye jashtë ndeshjes së kampionatit, po me Spezian.
sfidanti.al