Manuel Neuer, barazon legjendën Kahn; 196 ndeshje pa pësuar gol

Fitorja me rezultatin minimal 1-0 ndaj Augsburgut I shërbei Bayernit që t’I jepte fund serisë së 11 ndeshjeve radhazi që pëson gola. Skuadra e Hansi Flick, pas një sezoni mëse perfekt, këtë radhë kanë pësuar 25 gola në 17 javë. Besueshmëria në  repartin e prapavijës të kampionëve të Gjermanisë dhe Evropës është vënë në dyshim.

Ai për të cilin nuk ka pasur kurrë dyshime është Manuel Neuer. Fati I buzëqeshi Neuerit në ndeshhjen me Augsburg kur Finnbogason gjuajti shtyllën duke bërë të Neuer të ruajë portën të paprekur dhe të barazojë një legjendë si Oliver Kahn me 196 ndeshje pa pësuar gol.

Ndryshimi është se Neuerit iu deshën më pak ndeshje se Kahn për të regjistruar këtë statistikë, 442 kundrejt 557.

Neuer, që së fundmi është zgjedhurn portieri më i mirë i dekadës duket se ka fituar avantazh, por krahasimi me Kahn është diskutuar shumë herë gjatë karrierës së tij. Botërori i 2014 e anoi peshoren në favor të Neuer dhe kjo me Kahn që në kohët e tij u shpall lojtari më i mirë i Botërorit 2002 përpara Ronaldos.

Ai që tani është një drejtues te Bayernit, ishte një mace në portë, por Neuer revolucionoi shumë rolin e portierëve në botën e futbollit me rolin e liberos në momente të caktuara të ndeshjeve.

Sfidanti.al