Disa javë më parë, ndërsa katalanasit dominonin zotërimin e topit dhe krijonin raste, për të humbur në fund apo për të lënë pikë, kritikat vinin nga qendra e mbrojtjes për sulmin. Në “tehun” e saj ishin Antuan Grizman dhe Usman Dembele mbi të gjithë (pasi Mesi nuk mund të kritikohej). Kaloi një farë kohe, dhe era e ndryshuar drejtimin në Katalonjë, madje në të kundërt. Pas humbjes 2-3 në finalen e Superkupës ndaj Bilbaos, vetë Grizman kritikoi mbrojtjen se nuk e bëri punën mirë. Pra, sulmi shkëlqeu (Grizmani shënoi dy gola), por mbrojtja fjeti gjumë. Sipas mediave në Madrid (gazeta AS), këto fjalë kanë krijuar polemika në dhomën e zhveshjes së Barcelonës. Në mungesë edhe të Mesit për dy ndeshje, nuk dihet sesi do t’i “vejë fillimi” skuadrës së Kumanit.
Sfidanti.al