Presidenti Duka në “Shiko Kush Luan”.. .i “dhurojnë” fronin e UEFA-s

Nuk mund të ishte një emision tjetër, veç atij të Luana Vjollcës “Shiko Kush Luan”, meqë të ftuarit kanë privilegjin t’i rikthehen “fëmijërisë së madhe”  dhe ëndërrave të paplotësuara.  Me të ftuar specialë, presidentët e Federatave të Futbollit,  atë Kosovës, Agim Ademi dhe të Shqipërisë, Armand Duka,  “Shiko Kush Luan” në një moment “gallate” , kur presidentëve iu kërkuan 5 premtime midis shakave dhe të vërtetave,  binomi presidencial katapultoi aq  larg, sa ëndërra dhe e vërteta  e mundojnë njëra – tjetrën…

Ishte një moment profetik, nga ata që nuk ndodhin shpesh në çdo studio,  kur presidenti Ademi, në një nga 5 premtimet e tij,  ka paralajmëruar Shqiperinë, por dhe  Europën se në vitin 2023, presidenti Duka do të konkurrojë për president i UEFA-s! Shaka e madhe apo një ëndërr e vërtetë , plot babazi “alla shqiptare” ? Nuk e kishim parë ndonjëherë presidentin Duka të qeshte më me shpirt sesa në atë moment fatlum, ndaj as nuk na e bën zemra që të pyesim se ç‘meritë ka dëshmuar Armandi ynë  për të zaptuar majën e UEFA-s..qoftë edhe në ëndërra emisionesh!

Sfidanti.al