Formula 1, Leclerc pozitiv me Covid: Simptoma të lehta

Edhe Charles Leclerc është prekur nga Covid-19. Piloti i Ferrarit ua komunikoi këtë lajm ndjekësve të tij nëpërmjet një postimi në Instagram Story duke shpjeguar  se ishte në kontakt me një person që më pas rezulto pozitiv me coronavirus dhe se aktualisht tani ai është në izolim në banesën e tij në Monaco.

‘Iu nënshtrova kontrolleve  të rregullta në bazë të protokollir të skuadrës-lexohet në mesazhin e Leclerc-për fat të keq zbulova se kam qenë në kontakt me një rast pozitiv dhe menjëherë u vetëizolova duke I komunikuar të gjithëve kontaktet e mia. Testi me tampon që bëra menjëherë më pas rezultoi pozitiv. Do të rri në izolim në shtëpinë time në Monaco sipas rregullave të autoriteteve shëndetësore’.

Sfidanti.al