Joan Laporta, Victor Font dhe Toni Freixa mblodhën numrin minimal të 2257 firmave të mbështetësve dhe janë shpallur zyrtarisht kandidatët për presidencën e Barcelonës. Vetë klubi katalanas konfirmoi gjithcka me anë të një komunikate për shtyp. ‘Me t’u plotësuar procesi i vlefshmërisë së firmave, Komisioni Zgjedhor shpall Joan Laportën, Victor Font dhe Toni Freixa kandidatë zyrtarë për presidencën e klubit sipas nenit 48.5 të statutit të klubit-lexohet në komunikatën e Barcelonës-Emili Rousaud që ishte kandidati I katërt që kishte mbledhur 2257 firma vendosi që të tërhiqej’.
Tani që u mësuan emrat e kandidatëve zyrtarë, këtë të premte nis fushata elektorale që do të zgjasë deri në ditën e zgjedhjeve që është caktuar në 24 janar. Por për shkak të pandemisë Covid-19 dhe shtimit të masave kufizuese në Katalunja, sipas medias lokale zgjedhjet mund të shtyhen.
Sfidanti.al