‘UEFA po mendon për një “javë futbolli”, si dicka tërheqëse, pak si Super Boël. Mua më tingëllon mirë’-kjo është ajo që deklaroi Karl Heinz Rummenigge, Shefi Ekzekutiv i Bayernit të Mynihur në Palco 23. Qeveria e futbollit evropian po studion formatin e ri të Ligës së Kampioneve që do të nisë në sezonin 2024/2025 dhe eksperienca e sezonit të kaluar me cerekfinalet, gjysmëfinalet dhe finalen të zhvilluara në të njëjtin qytet duhet të ketë qenë një burim frymëzimi
Ideja e një feste të futbollit që të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës sic ndodh me Super Boël në SHBA, është vetëm një ndër të shumtat që UEFA po vlerëson për ta bërë akoma më joshës produktin e sidomos për të bërë klubet e mëdha që të largojnë nga mendja e tyre idenë për një kampionat të destinuara vetëm për të mëdhatë
Për këtë arsye po mendohet për rritjen e numrit te skuadrave nga 32 në 36 me krijimin e një fazë grupesh me 6 grupe me nga 6 skuadra. Në këtë mënyrë garantohen më shumë ndeshje e si pasojë e më shumë të ardhura. Dy klubet që do të arrijnë në finale do të rezultojnë me 17 ndeshje të zhvilluara.
Sfidanti.al