Daniela Ter Stegen vendosi të ishte më pranë ndjekësve të saj dhe e kaloi pasditen e së martës duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në tipiken ‘Questions&Answers’ të Instagram. ‘Po e tentojmë njëherë, cfarë do të donit të dinit?-shkruante bashkëshortja e portierit të Barcelonës
Ashtu sic pritej, shumica e pyetjeve kishin të bënin me lidhjen e saj me Marc Andre Ter Stegen. Zakonisht si Daniela ashtu edhe futbollisti preferojnë që të tregohen të rezervuar përsa i përket jetës së tyre private, por këtë radhë arkitektja iu përgjigj të gjitha pyetjeve
‘Kur nisët të dilnit me Marc? Jeni një cift shumë i këndshëm-ishte pyetja e një prej komentuesve. ‘Filluam të dilnim në 13-11-11. Këto janë biletat tona të para të kinemasë-u përgjigj Daniela Ter Stegen me krenari teksa postoi edhe foton e biletave.
Dikush tjetër shkoi edhe më tej teksa i kërkoi t’i trgonte foton e parë të saj me Ter Stegen. Në foton që tregoi Daniela ajo ishte me Ter Stegen të veshur në mënyrë sportive në një bar apo restorant. ‘një ndër të parat’-rrëfeu ajo
Pjesa tjetër e pyetjeve kishin të bënin me shijet personale si; cfarë bën në kohën e lirë apo pyetje për vogëlushin Ben, djalin e saj dhe të portierit.
Sfidanti.al