Flamengo në krizë; tifozet kapen me makinat e futbollistëve

Rezultatet e dobëta të kohëve te fundit e kanë lënë Flamengon praktikisht jashtë cdo pretendimi për titullin kampion në Brazil. Vendi i katërt i kuqezinjve në klasifikim me 7 pikë më pak se Sao Paulo ka bërë që të nxehet situata në klub. Por gjërat u përeqësuan ditën e martë kur rreth 100 tifozë shkuan  në Ninho do Urubu  për të protestuar kundër futbollistëve.

Tifozët ultras donin të flisnin me futbollistët dhe nuk e morën mirë faktin që policia nuk i lejoi. Në këtë pikë në drejtim te makinave të futbollistëve, tifozët filluan të gjuanin me vezë dhe në këtë situatë policia u detyrua të ndërhyjë. Tifozët thirrën kore të tilla: ‘Skuadër që nuk ka turp’ dhe ‘S’ka më dashuri, ky do të jetë një ferr’

Java ka qenë e tensionuar në klub. Bordi drejtues i Flamengos organizoi një mbledhje pas humbjes 0-2 në shtëpi ndaj Ceará dhe e mori në konsideratë dorëheqjen e trajnerit Rogerio Ceni, ndërkohë që ka zëra që ka probleme edhe mes vetë futbollistëve që e kanë përkeqësuar akoma më shumë situatën.

Sfidanti.al