Katër gola në 3 ndeshje që nga fillimi i vitit të ri. Më mirë se kaq, Lionel Messi ka bërë vetëm në 2016, kur numri i golave të shënuar deri në 10 janar të atij viti ishte 5. Barcelona e Koeman arriti të ringrihet dhe të shohë veten në pozicionet më të përshtatshme për këtë klub, kjo edhe falë rikthimit në formë të kapitenit të saj. Dygolësh me Bilbaon, dygolësh kundër Granadës , vetëm në ndeshjen me Huescan, Messi nuk mundi dot të gjejë rrugën e rrjetës që kur nisi 2021.
Përpara 5 vitesh shënoi një gol më shumë, valë dygolëshit të shënuar ndaj Espanyolit dhe Granadës qëiu shtohet edhe goli në Kupën e Mbretiti, sërish ndaj Espanyolit. Me fjalë të tjera, Messi është kthyer dhe te Barcelona nuk e dinë cfarë duhet të bëjnë nëse duhet të buzëqeshin apo të shohin përpara me nostalgji ndaj mendimit sesi do të jenë blaugranat pa flamurin e tyre thuajse 20 vjecar.
Sfidanti.al