Atletico-Simeone, lamtumira është e mundur: ‘Nuk e di nëse do të jem këtu vitin tjetër’

Qëndrimi i Diego Pablo Simeones në pankinën e Atletico Madrid nuk është më aq i sigurt sa c’dukej ditë më parë. Eliminimi i bujshëm në fazën e 1/32 të finaleve të Kupës së Mbretit nga skuadra e Segunda Division B, Cornella, duket se hodhi hije dyshimi mbi të ardhmen në Madrid të trajnerit argjentinas. Ai që ndezi sirenat e alarmit te kryesuesit e La Liga është vetë trajneri që foli pas përfundimit të ndeshjes

‘Kjo Kupë, në vitet e fundit nuk po na jep asnjë kënaqësi, kështu qëduhet të gjejmë zgjidhje nëse do të jemi këtu ende vitin e ardhshëm-tha Simeone-futbolli është i ndryshueshëm dhe është e nevojshme që të jemi gjithnjë të hapur ndaj të gjitha mundësive e cfarëdolloj gjëjë që vendos klubi’.

Janë këto fjalë që bien si një rrufe në qiell të hapur për tifozët e Atletico Madrid, edhe pse sipas të përditshmes AS, asnjë te skuadra madrilène nuk dyshon për qëndrimin e Simeones në drejtimin e skuadrës edhe vitin e ardhshëm.

Sfidanti.al