Nuk ka paqe për Maradonën, avokati: Trashëgimia? Vetëm 3 makina

Trashëgimia e Diego Armando Maradinës duket se përbëhet vetëm nga 3 makina. Kjo është ajo që ka zbuluar avokati  Sebastian Baglietto që në Buenos Aires u emërua administratori i pasurisë së Maradonës,por ai nuk e fshehu se dicka nuk shkon.

‘Matias Morla di shumë, ndoshta gjithcka për situatën financiare të Maradonës. Refuzon të transferojë aktet e administrimit, nuk ka dorëzuar të dhënat apo relacionet e cdo lloji dhe nuk ka prezantuar llogaritë-tha Baglietto për ‘Il Mattino’-kjo është e cuditshme apo jo? Janë shkruar shumë lajme për trashëgiminë e Maradonës. E vërteta është se nuk mund të jap të dhëna. Sic e thashë, avokati i mëparshëm i tij nuk dorëzoi praktikisht asgjë, vetëm 3 makina. Trashëgimtarët e tij të ligjshëm janë: Dalma, Gianinna, Jana, Diego jr e Dieguito Fernando Maradona. Përsa i përket një testament, deri tani nuk është shtuar asnjë dosje. Trashëgimia më e bukur e Maradonës? Gëzimi që i dha botës’.

Sfidanti.al