Tomas Myleri shpesh ngjan më shumë me një stallier sesa me një lojtar!

Ish-ylli i Gjermanisë është jo vetëm i madh në fushën e lojës, por edhe tepër i zoti në biznesin e tij të kuajve dhe në sportin e kalërimit. Vetë Tomas Myleri nuk garon me kalë, por e shoqja e tij Liza është një hipiste profesioniste. Që nga ky vit, stalla e tij e quajtur “Gut Vetlkam” është zyrtarisht një stacion i njohur nga Bashkimi Europian për mbarështimin e racës së kuajve. Njëri prej tyre, i quajtur “D’avie” është dashuria e tij e madhe, dhe për të kujdeset po aq sa për shokët e tij tek Bajerni.

Sfidanti.al