Befason Laporta: VAR është pro Real Madrid, edhe një marsian do ta shihte

‘Nëse sot një marsian do të vinte në Tokë dhe do të shihte VAR do të thoshte menjëherë që është pro Real Madrid’-kjo është deklarata befasuese e kandidatit për president të Barcelonës, Joan Laporta i cili e ka drejtuar edhe më parë klubin katalanas në periudhën 2003-2010, duke hedhur shigjeta të helmatisura në drejtim të rivalëve të përjetshëm për të vënë nmë dukje edhe mundësinë e humbjes se influencës politike nga Barcelona në vitet e fundit

‘Është humbur shumë peshë specifike në Federatë, La Liga, UEFA, FIFA dhe të gjithë organizmat drejtues të futbollit-shtoi Laporta-Barcelona duhet të rifitojë kredibilitetin, të jetë e pranishme për të ndërhyrë në vendimet që merren. Unë në etapën time të parë për shembull nuk kam humbur asnjë mbledhje të Federatës’.

Sfidanti.al