Janë Ricky Brabec dhe Nasser Al Attiyah liderët e parë të Rally Dakar 2021. Në etapën prolog të edicionit të 43 të evenimentit, atë speciale prej 11 km në Jeddah, amerikani, kampioni në fuqi mundi me 6 sekonda shokun e tij të skuadrës te Honda Joan Barreda në kategorinë e motorëve, ndërsa te makinat Al Attiyah shënoi të njëjtën kohë me Brian Baragwanth por fitoi se sepse e regjistroi i pari kohën më të mirë të etapës.
Në kategorinë e motorëve, Brabac ua bëri të qartë të gjithëve se është gati të mbrojë titullin. Ai e fitoi etapën prolog me 6 minuta e 1 sekondë duke lënë në vendin e dytë me 6 sekonda më shumë Joan Barreda, ndërsa në vendin e tretë me 13 sekonda më shumë u pozicionia Daniel Sanders me KTM. Plotësojnë pesëshen më të mirë të etapës Ross Branch me Yamaha dhe gjermani Sebastian Buhler me Hero
Në kategorinë e makinave, 3 herë kampioni I Rally Dakar, Nasser Al Attiyah e mbylli etapën prolog me makinën e tij Toyota Gazoo Racing me kohën 5 minuta e 48 sekonda, e njëjta kohë me atë të surprizës Brian Baragwanth nga Afrika e Jugut. Ajo që I dha mundësinë Al Attiyah ishte rregullorja sipas së cilës në rast se ka kohë të barabarta fiton ai që e regjistron kohën më të mirë i pari. Pas kësaj dysheje, në vendin e tretë u rendit Yazeed Al Rahju nga Arabia Saudite me 8 sekonda më shumë. Sebastian Loeb u rendit i 10, ndërsa Peterhansel e Nani Roma u pozicionuan në vendin e 14 me 19 sekonda më shumë se Al Attiyah.
Sfidanti.al